''Mora fjalë'' u ndalua të këndohej në stadium/ Autori i këngës, Gjoshi: Shkurte Fejza u trondit, dolën ca ''kokrra'' që...

Autori i këngës ‘’Mora Fjalë’’, Naim Gjoshi në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk e di arsyen se pse kënga ‘’Mora Fjalë’’ u ndalua të këndohej në stadium.

Gjoshi: Dolën ca ‘kokrra’, pak njerëz 4 apo 5 vetë që ishin kundra kësaj kënge që të këndohet në stadium.

Por arriti edhe deri aty sa kënga të ndalohej.

Unë nuk u mërzita fare madje Shkurte Fejza këngëtarja qe shumë e tronditur për këtë dhe i thashë unë mos u mërzit se është më bukur kështu.

Është më bukur se do vijë një ditë që prap ajo këngë do rikthehet dhe më mirë kur krijon debate të tilla.

Nuk e di kush është arsyeja por më ka bërë shumë përshtypje kjo që të ndalohet një këngë për një hero legjendar.

Tifozat e zgjodhën këtë këngë se deshën vetë.