Pas gjashtë vitesh lidhje, aktori David Duchovny martohet me Monique Pendleberry
David Duchovny i “The X-Files” dhe “Californication” është martuar me partneren e tij, Monique Pendleberry, pas gati gjashtë vitesh lidhje, ka konfirmuar Us Weekly.
Dy ditë më parë, të dy ndezën thashetheme për martesë kur bënë një shëtitje në Malibu dhe u panë të dy duke mbajtur unaza martese.
Lidhja e tyre thuhet se filloi në vitin 2017 kur u takuan në një bar në pronësi të mikut të aktorit, Khalil Rafati, ku punonte Pendleberry.
Çifti ka zgjedhur që në fillim të shmangë vëmendjen. Një nga të paktat herë që ata pozuan së bashku ishte në tapetin e kuq të filmit "You People", në të cilin Duchovny luajti për Netflix.
Aktori i nominuar për çmimin Emmy ishte i martuar me aktoren Téa Leoni nga viti 1997 deri në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë. Përveç sukseseve të tij në film dhe televizion, Duchovny është prezantuesi i podkastit "Fail Better" dhe është gjithashtu i përfshirë në shkrimin e librave, përfshirë romanin "Truly Like Lightning" i cili u publikua në vitin 2021.
