Turqia i shpall "lu*të" obezitetit, zyrtarët shëndetësorë kryejnë kontrolle me peshore në mes të rrugës

TURQI- Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t'i peshuar, siç shihet në fotot e postuara në Instagram nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI).

Siç njoftoi javën e kaluar Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu , "50% e turqve janë mbipeshë".

"Të jesh mbipeshë do të thotë që dikush është i sëmurë dhe do të sëmuret në të ardhmen.

Fëmijët e vegjël që janë obezë janë në gjendje të përballojnë tani sepse janë të vegjël, por ndërsa rriten, pesha e tyre e tepërt do të çojë në probleme ortopedike dhe të zemrës", tha ministri turk, i cili u gjet në grupin e njerëzve me peshë mbi mesataren në një matje të kryer në Ankara.