VIDEO/ Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë, ndan momentin emocionues të lindjes, zbulon emrin e veçantë të vogëlushit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 16:40
Moderatorja dhe influencerja e njohur, Einxhel Shkira, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta dhe emocionuese të jetës së saj. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Einxhel ka treguar momentin kur solli në jetë djalin e saj të dytë.
Në krah të videos, ajo ka shkruar një mesazh të ndjerë, ku jo vetëm ka ndarë ndjesitë e saj si nënë, por ka zbuluar për herë të parë edhe emrin e të voglit, Kres.
"Per ty KRES ???? do zgjidhja ne secilen jete te njejtin fat… do ribeja cdo sakrifice… do perjetoja miliona here te njejtat dhimbje…vetem per te te patur ty ne krahet e mi!!" shkruan Einxhel në postim.
View this post on Instagram
