KUJDES PARKIMET/ Menaxhimi i parkimeve dhe gjobave në Pogradec do bëhet online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 16:31
Sezoni veror i këtij viti premton më pak shqetësime për pushuesit, dhe qytetarët e Pogradecit për parkimet e gabuara dhe zaptimin e hapësirave publike.
Menaxhimi i Parkimeve dhe gjobave në qytetin liqenor do të bëhet përmes një sistemi online, cka pritet ta bëjë procesin më efikas.
Ata që nuk disponojnë pullën e rezidentit për lagjen ku banojnë dhe që parkojnë pa leje do të përballen me gjoba.
Efektivët e policisë do të jenë të pranishëm në të gjitha zonat e ngarkuara, duke përfshirë shëtitoren e qytetit, Tushemishtin, Lini dhe lagjet kryesore të qytetit si pjese e masave për sezonin.
Policia Bashkiake e Pogradecit thotë se do të vërë në dispozicion një numër të posacëm për ankesat e qytetareve.
