VIDEO/ Momente frike në Formula 1, Tsunoda fluturon jashtë piste, ja gjendja e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 19:40
Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues.

Juki Tsunoda me makinën Red Bull, doli nga pista me shpejtësi marramendëse që në startin e provave. Makina e tij fluturoi në ajër dhe u përplas më pas me barrierat, teksa pjesë të saj u shkëputen si të ishin prej kartoni.
Por për fat të mirë, Tsunoda doli pas pak sekondash vetë nga njëvendëshja pa ndihmën e punëtorëve të sigurisë të pistës. Kjo pasi të gjitha makinat kanë “Halo”, kafazin që mbron pilotët nga përplasje si e sotmja që mund të kishte qenë fatale për japonezin nëse do të përfundonte me kokë në barrierë.
View this post on Instagram
