Veshjet e politikanëve gjatë zgjedhjeve/ Stilisti i njohur: Elisa Spiropali stononte…

I ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit si dhe politikanëve në ditën e zgjedhjeve. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?

Ronaldo: Elisa Spiropali, kryetare e parlamentit, figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, zgjodhi të votojë të dielën me një xhaketë të bardhë, një T-shirt të bardhë dhe një fund fizarmonik gold në kafe.

Desi: Thyerja e xhaketës me fundin është shumë interesante, por nuk mendoj se ishte goditja e duhur me ngjyrat që kishte zgjedhur. Ajo ka tipare shumë të buta dhe i duhet një ngjyrë pak më e fortë, që ta mbysë të gjithë atë butësinë që ka në fytyrë dhe gjithë atë hijeshinë që ka si grua. Mendoj se e vetmja gjë që stononte ishte ngjyrat që kishte zgjedhur dhe fakti që poshtë xhaketës kishte dhe diçka tjetër, kur në fakt thjesht mund ta kishte kapur jakën me një gjilpërë-kapëse dhe ishte zgjidhur gjithë situata. Nuk hyn te të veshurat më keq, por mund të kishte bërë dhe më mirë.

Ronaldo: Belinda Balluku zgjodhi të vishte një kostum me ngjyrë vishje dhe një këmishë blu, me flokët e kapura. Interesant ky kombinimi…

Desi: Ndoshta nga ana politike. Ishte pastër. Kryesisht politikanet nuk guxojnë shumë te make-up sepse edhe pozicioni që kanë nuk ua lejon. Flokët dhe make-up janë gjithmonë shumë pastër. Por veshja e bën diferencën dhe siç thashë, nga ana politike mund të kishte qenë një ngacmim shumë i bukur, por nga ana e veshjes apo botës së modës, nuk ishte aty ku duhej. Zgjedhja e ngjyrave, të dyja shumë të forta, të dyja që përplasen me njëra-tjetrën, pra nuk rrinë.

Veshjet e politikanëve gjatë zgjedhjeve/ Stilisti i njohur: Elisa