Wadephul: Mbështesim objektivin e Trump për 5% të PBB-së për mbrojtjes të NATO-s
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, thotë se mbështet kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje.
Wadepuhl tha se ishte dakord me vlerësimin e Trump se rritja drastike ishte e nevojshme pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në qytetin turk të Antalias.
Uashingtoni u ka bërë thirrje aleatëve të bien dakord për një objektiv të ri për të shpenzuar 5% të produktit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor.
Aktualisht, anëtarët e NATO-s janë të angazhuar të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së për shpenzime ushtarake, megjithëse jo të gjithë e kanë arritur këtë qëllim.
Gjermania aktualisht po shpenzon pak më shumë se 2% të PBB-së së saj për mbrojtje.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha javën e kaluar se çdo pikë përqindjeje shtesë do të nënkuptonte shpenzime të mëtejshme vjetore prej 45 miliardë eurosh (50.5 miliardë dollarë) për Berlinin.
