Presidentja Osmani fton liderët e partive politike për një takim konsultativ
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagojë rreth kësaj situate në vend. Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend, raporton KosovaPress.
Siç njofton Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani, presidentja e vendit ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data pesëmbëdhjetë maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, thotë Bekim Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit.
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi që deputetët kanë dështuar edhe në përpjekjen e katërmbëdhjetë ta konstituojnë Kuvendin e ri.
Dështimi më i fundit ndodhi të dielën e njëmbëdhjetë majit, kur kanë kaluar tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më nëntë shkurt.
Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të dielën kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
