Edhe katërputroshët tashmë me sedilen e avionit

Italia i jep lamtumirën vendosjes së kafshëve shtëpiake nën ‘’barkun’’ e avionit.

Nga 12 maji, kafshët shtëpiake mund të fluturojnë përkrah pronarëve të tyre , italianë, të ulura rehat dhe të siguruara nga rripi i sigurimit si pasagjerë të vërtetë, shkruan il messaggero.it.

Ndryshimi mbi këtë nismë që entuziasmoi pronarët e katërputroshëve u miratua nga Bordi i Drejtorëve të ENAC, i gatshëm të përditësojë rregullat mbi fluturimet.

Deri më sot, në fakt, për qentë dhe macet më të mëdha nuk kishte alternativë tjetër përveç pritjes nën barkun e avionëve.

Por tani gjithçka ndryshon. Kafshët shtëpiake tashmë do të jenë në kabinë, jo më në hambar.

Ai që nxiste ndryshimin ishte zëvendëskryeministri dhe Ministri i Infrastrukturës Matteo Salvini, i cili shprehu “kënaqësi të madhe” për miratimin e menjëhershëm të kësaj rregulloreje.

Ministria thekson se si inovacioni përfaqëson një pikë kthese për miliona italianë që udhëtojnë me kafshët e tyre.