Thashethemet për një romancë të re në Hollywood: Tom Cruise me një aktore 26 vjet më të re në qendër të vëmendjes

Londra duket se është bërë skena e një historie të re të përfolur dashurie në botën e yjeve.

Aktori i njohur Tom Cruise dhe aktorja kubane-spanjolle Ana de Armas po përfliten gjerësisht për një marrëdhënie të mundshme, pas disa paraqitjeve të përbashkëta që kanë ngjallur interes të madh në publik dhe media.

Zërat u shtuan ndjeshëm pasi dyshja u fotografua duke bërë një shëtitje të qetë nëpër Londër, pikërisht në ditëlindjen e 37-të të Anës.

Një video e publikuar në TikTok tregonte momentin kur të dy kalonin pranë një vajze e cila, me humor, shkroi: “Je në Londër dhe do të takosh Harry Styles, por për habi, papritmas shfaqet Tom Cruise”.

Videoja është bërë virale, duke nxitur edhe më tej spekulimet.

Gjithashtu, Cruise ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së David Beckham në Londër, ku erdhi vetëm, por përflitet se Ana de Armas ishte me të, ndonëse ajo tentoi të shmangte vëmendjen duke u mbuluar me çadra sigurie në dalje.

Nuk është hera e parë që shfaqen bashkë. Dyshja u pa për herë të parë në publik rreth Ditës së Shën Valentinit, në një shëtitje në lagjen Soho të Londrës.

Më pas, në mesin e marsit, ata u panë sërish në një pistë helikopterësh, bashkë me regjisorin Doug Liman, duke ngritur dyshime për një bashkëpunim profesional – ose diçka më shumë.

E veçanta është se Ana de Armas është lidhur së fundmi edhe me emrin e Manuel Anida Cuesta, djali i adoptuar i presidentit kuban Miguel Díaz-Canel, çka shton kompleksitetin në historinë e saj personale.

Pavarësisht zhurmës mediatike, as Tom Cruise dhe as Ana de Armas nuk kanë komentuar mbi spekulimet për një lidhje mes tyre.

A do të konfirmohet një romancë hollivudiane apo thjesht një miqësi me nuanca profesionale? Publiku është në pritje.