SHBA konsideron Zvicrën si partnerin kryesor tregtar: Bisedimet po përshpejtohen

Zvicra dhe SHBA-të po përshpejtojnë bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve, deklaroi presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter.

Keller e bëri deklaratën gjatë një konference për shtyp pas takimit me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Besant , dhe kryenegociatorin tregtar Jamieson Greer.

Takimi i tyre u zhvillua pasi administrata Trump kërkon të eleminojë produktet kineze në tregun botëror.

Zvicra është investitori i gjashtë më i madh i huaj në SHBA, si dhe me këto zhvillime mbete partneri më i madh tregtar i administratës Trump.  

Produktet farmaceutike zvicerane zënë vendin kryesor në tregun amerikan.