"Jam pak nervoz"/ Sean ‘Diddy’ shfaqet i luhatur para gjykatës, pritet ...

Sean “Diddy” Combs u paraqit të hënën në gjykatë në Manhattan, ku nisi shqyrtimi i jurisë për gjyqin federal ndaj tij mbi akuzat për trafikim seksual.

Gjatë procesit, artisti dhe producenti i njohur nuk i fshehu emocionet, duke thënë para gjykatësit: “Jam pak nervoz”.

Gjykatës iu paraqit një listë me mbi 100 persona dhe institucione, përfshirë figura të njohura si Michael B. Jordan, Mike Myers dhe Kanye West , megjithëse asnjë prej tyre nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e këtij procesi.

Lista përfshinte gjithashtu emrat e grave që kanë ngritur padi civile kundër Combs, përfshirë Casandra Ventura, ish-e dashura e tij, padia e së cilës çoi në nisjen e hetimeve federale.

Një tjetër emër i përmendur ishte Dawn Richard, ish-anëtare e grupeve muzikore të krijuara nga Combs, e cila ka deklaruar se ai e kishte përqafuar dhe kërcënuar, si dhe se kishte qenë dëshmitare e dhunës ndaj Ventura. Combs ka mohuar kategorikisht akuzat.

Dymbëdhjetë anëtarë të jurisë do të kenë detyrën të vendosin nëse Diddy ka përdorur famën dhe fuqinë e tij për të shfrytëzuar seksualisht gra gjatë më shumë se dy dekadave siç pretendojnë prokurorët në aktakuzën me pesë pika. Gjyqi pritet të zgjasë disa javë dhe të marrë vëmendje të gjerë publike.