"Banjë me akull për fytyrën"/ Hailey Bieber tregon rutinën e bukurisë që ndoqi para shfaqjes në tapetin e kuq të "Met Gala 2025"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 16:00
Hailey Bieber ishte një nga prezencat më mbresëlënëse në Met Gala të këtij viti, por përpara se të shfaqej në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit në New York, ajo ndoqi një rutinë bukurie që nuk kaloi pa u vënë re.
Modelja 28-vjeçare dhe bashkëshortja e Justin Bieber ndau një video në TikTok të përgatitjeve të saj për eventin e 5 majit, duke u treguar ndjekësve të saj në internet hapat që ndërmori në shtëpi para eventit të madh.
Në kuadrin e parë, Bieber shihet duke zhytur fytyrën e saj në një tas të madh qelqi të mbushur me kube akulli, duke qëndruar aty për disa sekonda.
"Banjë me akull për fytyrën. Si u kujdesa për lëkurën time në shtëpi para Met Gala", shkroi ajo në video.
@haileybieber how I prepped my skin at home ahead of the Met Gala ????
♬ original sound - ava
