Konflikti Pakistan-Indi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje: Shmangni konfrontimin ushtarak!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 09:35
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, dënoi sulmin e prillit në Kashmir dhe i bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të “shmangin një konfrontim ushtarak që mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit”.
“Mos u gaboni: Një zgjidhje ushtarake nuk është zgjidhje”, shkroi Guterres në një postim në X.
Ai vuri në dukje se tensionet midis dy fqinjëve janë “në nivelin më të lartë në vite”.
