"Më ofruan gjysmën e parave dhe..."/ Jeremy Renner tregn arsyet që refuzoi sezonin e ri të serialit 'Hawkeye'

Jeremy Renner shpjegoi se arsyeja pse ai tha "jo" për një sezon të ri të serialit "Hawkeye" të Marvel ishte se atij iu ofrua gjysma e parave që kishte marrë për sezonin e parë.

Në një intervistë të kohëve të fundit, aktori 54-vjeçar deklaroi: Më kërkuan të bëja sezonin e dytë dhe më ofruan gjysmën e parave. Dhe unë u thashë, 'Do të më duhet të bëj dyfishin e punës për gjysmën e parave dhe në thelb të kaloj tetë muaj nga koha ime duke e bërë atë për gjysmën e parave'.

Renner shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se kostoja në kohë dhe përpjekje do të ishte disproporcionale me kompensimin që iu ofrua.

Seriali "Hawkeye", në të cilin Renner luan personazhin e Avengers, Clint Barton, dhe Hailee Steinfeld luan Kate Bishop, u shfaq premierë në Disney+ në vitin 2021 dhe mori vlerësime pozitive si nga publiku ashtu edhe nga kritikët. Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse do të ketë një sezon të dytë.

Në një ton më humoristik, Renner spekuloi se ndoshta oferta më e ulët lidhej me aksidentin e rëndë që pati në natën e Vitit të Ri 2023 me një borëpastruese, i cili gati i kushtoi jetën: I thashë, 'Më falni? Pse? A mendoni se jam vetëm gjysmë Jeremy sepse më shtypi makina? Ndoshta kjo është arsyeja pse doni të më paguani gjysmën e asaj që mora në sezonin e parë.'

Është zhgënjyese që nuk ndodhi, por kjo është në rregull. Jam i lumtur që e lashë pas, sepse trupi im ndoshta po më falënderon vazhdimisht që nuk e bëra tani. Por do ta shohim.