Shtëpia e Bardhë publikon FOTO-n e presidentit Donald Trump i veshur si Papa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 07:45
Presidenti i SHBA Donald Trump shfaqet në rrjetet sociale i veshur si Papë disa ditë para Konklavës që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut .
Fotomontazhi u publikua nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, duke ndjekur retorikën e presidentit amerikan, sipas të cilit ai vetë “do të ishte zgjedhja e tij e parë” nëse do t’i duhej të zgjidhte Papën.

