“Babai im ka...", zbulimi i papritur i vajzës së Bill Gates që tronditi rrjetin

Një koment i papritur nga Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka ndezur rrjetet sociale dhe ka hapur një debat të ri mbi jetën private të miliarderit.

Gjatë një podkasti ku rrëfente përvojat personale si vajza e një prej njerëzve më të njohur në botë, Phoebe përmendi me lehtësi: “Babai im ka sindromën Asperger.” Edhe pse deklarata dukej spontane, ajo përmbante një informacion delikat që Gates vetë nuk e ka konfirmuar ndonjëherë publikisht.

Pas komenteve të saj, videoja u bë virale dhe rrjetet shpërthyen në diskutime. Megjithëse vetë Gates nuk ka bërë ende një reagim zyrtar, ai ka folur më parë për faktin se ndjen një lidhje me disa karakteristika të spektrit autik.

Në kujtimet e tij të publikuara në vitin 2023, “Source Code”, ai rrëfen se gjatë fëmijërisë kishte vështirësi në ndërveprimet shoqërore dhe një përqendrim të thellë në interesa të ngushta – tipare që lidhen me sindromën Asperger. “Ndoshta sot do të më kishin diagnostikuar,” shkroi ai, duke e parë këtë si një pjesë formuese të karakterit të tij.

Zbulimi i bërë nga Phoebe sjell vëmendjen mbi sfidat që lidhen me shëndetin mendor dhe çrregullimet neurologjike, veçanërisht kur ato lidhen me figura publike të suksesshme.