Trump: Mike Waltz ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në OKB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 15:45
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në OKB.
“Jam i kënaqur të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltzin për të qenë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Ai shtoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si këshilltar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare.
Më herët, mediet njoftuan se këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
