Mertenika: Inteligjenca artificiale është si kafja e mëngjesit, po nxit edhe turizmin kozmik

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në përditshmëri, zhvillimet teknologjike dhe lidhjen e tyre me turizmin kozmik.

" Edhe për ne është shumë interesante dhe atraktive kjo inteligjenca artificiale që përmendët dhe ju se fiks ne e kemi pëermendur që është si ajo kafja e mëngjesit. Nuk ke nevojë të pish kafen e mëngjesit por e nis me lajmet e inteligjencës artificiale.

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale është i lidhur me software dhe hardware.

Ajo që është shumë e rëndësishme është dhe aplikimi i inteligjencës artificiale i teknologjisë në kozmos. 

Mendoj se po i jepet boom këtij zhvillimi për të promovuar këtë turizmin kozmik që është diçka interesante.

Dhe ky lajmi i fundit me Jeff Bezoz që mendohet që ti ketë bërë dhuratë një grup vajzave përfshirë të dashurës së tij dhe Katy Perry-t me anë të kapsulës kozmike që të shikonin planetin blu nga hapësira kozmike, diçka fantastike por që në çmime janë ekstremisht shumë të shtrenjta", u shpreh Mertenika.