“Ka interes për burrat, jo për gratë”- Në proces divorci? Konkurrenti i Ferma VIP merr letrën tronditëse nga bashkëshortja

Gjatë prime-t të Ferma VIP, një histori e cila i përket Ylli Dreshajt ka tronditur publikun.

Pasi ky i fundit kishte treguar gjatë javës se është i martuar, por në proces divorci, bashkëshortja e tij i ka dërguar një letër ku pretendon se ndarja e tyre ka ardhur pasi sipas saj, Ylli ka pëlqim ndaj meshkujve, dhe se ai po e përdor këtë histori për përfitimet e tij.

Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova,” shkruante ajo.

Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Ai rrëfeu një tjetër version të historisë, ku sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e partneres.

Ylli: Nuk jam i prekur aspak nga kjo që ka thënë. Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia për burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi pasur marrëdhënie të mira. Nëse do kisha pasur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj. Realiteti i historisë është se ishim mirë sa isha në Kosovë, kemi pasur lidhje të mirë së bashku, kam pasur respektim maksimal ndaj familjes së saj, e dinë të gjithë njerëzit sa i kam dashur familjen e saj. Unë kam shkuar atje në mars të viti 2023, kam shkuar në 15 mars.

I ndieri gjyshi im i cili nuk jeton më, ka qenë personi që më tha ki kujdes kur të shkosh. Unë se dëgjova, shkova atje. Kemi qëndruar bashkë. Më kanë pritur shumë mirë. Për 1 javë që më kanë pritur ka qenë shumë mirë, por gjatë gjithë kohës kanë pasur tendenca ndaj meje, kanë folur për divorcin e familjes time, kanë folur për të. Unë nuk kam pasur asnjë mundësi të kisha bisedë serioze me të fejuarën time duke nisur nga nëna e saj, nga motrat e veta. Ajo ka lënë familjen e saj të ishin kundër meje. Unë në Kosovë jam marrë vesh që nuk dua as dasmë, asgjë tjetër.

Ne e kemi bërë fejesën sa kemi qenë në Kosovë. Vendosëm që të shkoj në Gjermani sa të bëjmë një dasmë të vogël. I kam thënë po vij atje të punoj që t’i blejë vello e fustane. Sakrifikova me lënë punën dhe ika. Divorci jonë është shkak i familjes së vet. Unë në një moment flas me të, ajo ka një djalë motre që unë e kam dash shumë, dhe në një moment i them budalla, dhe më thotë me një fjalë që thuaje dhe njëherë, dhe nëna e saj i tha gjuaj me gotë dhe ajo më gjuajti, dhe unë u çova dhe i kam gjuajtur në shpullë. Familja e saj nuk më lejoi të jetoja me atë bashkë.

Babai i saj më gjeti një banesë, dhe ajo qau shumë se më tha nuk doja që ti të dilje në banesë. Familjes së vet i kam thënë që unë kur të jem me atë dua të mos ndërhyjë njeri, dua të pajtohem kur duam ne.

Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri  mirëkuptim dhe plane të përbashkëta për të ardhmen. Në 2022 vendosëm të fejohemi, një vit më  pas, në vitin 2023 u martuam në mënyrë civile. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë me qëllim që të punonte dhe kontribuonte financiarisht për organizimin e festës sonë të dasmës, e cila ishte shumë e rëndësishme për ne të dy. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime serioze se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Këto dyshime nuk ishin të pabazuara, kam prova konkrete që i mbështesin këto shqetësime.

Fatkeqësisht pas një konflikti verbal mes nesh ai u largua papritur. Që nga ajo ditë, nuk është munduar të më kontaktoj më. Unë kam bërë përpjekje të shumta për të komunikuar me të por ai ka zgjedhur të më bllokojë mua dhe familjen time në çdo rrjet social, duke ndërprerë çdo formë komunikimi. Aktualisht jemi ende të martuar, nuk ka asnjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situate

më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë.

Po e bëj këtë sqarim publik sepse kam mësuar  që ai po e përdor historinë e marrëdhënie tonë për përfitime personale dhe për të avancuar në karrierën e tij. Dua t’i drejtohem me mirësjellje dhe ta ftoj që të ndalë menjëherë. E inkurajoj të vazhdojë rrugën e tij profesionale por pa përfshirë historinë tonë.