U kap me 2 mln euro mall të paligjshëm me vete, arrestohet shqiptari në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 21:50
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Siç raportojnë mediat e huaja shqiptarin e tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.
Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël dhe zbuluan 1 kilogramë kokainë të pastër.
Gjithashtu nëse droga do të nxirrej në treg do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.
