Nis në Paris gjyqi i Kim Kardashianit

Në Paris ka nisur gjyqi për grabitjen e Kim Kardashian të ndodhur në vitin 2016.

Agjencia franceze AFP raportoi se seanca u hap të hënën pas orës 14:30.

Procesi pritet të zgjasë deri më 23 maj, ndërsa vetë Kardashian, 44 vjeç, do të dëshmojë më 13 maj.

Gjatë incidentit, dy persona të moshuar e lidhën dhe grabitën në dhomën e saj të hotelit, duke i marrë bizhuteri me vlerë miliona euro.