Elezi: Ishte iniciativa e Kroacisë për marrëveshjen me Shqipërinë e Kosovën për prodhimin e municioneve
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në Ora News u shpreh se ishte iniciativa e Kroacisë fillimisht për marrëveshjen lidhur me prodhimin e municioneve me Shqipërinë dhe Kosovën.
Elezi: Zhvillimet e fundit sa i përket sigurisë në glob janë të atilla që kanë determinuar edhe organizimet të reja, çështje të industrisë së armatimeve.
Vendimi i BE për të ndarë 800 miliardë euro sa i takon angazhimit në industrinë ushtarake ka bërë që vendet të cilat kanë kapacitet të prodhimit të armatimeve dhe municioneve të angazhohen në çështje që lidhen me industrinë të armatimeve.
Në këtë rast iniciativa fillimisht ishte e Kroacisë për marrëveshjen mes edhe dy shteteve të tjera si Kosova dhe Shqipëria për prodhimin e municioneve dhe armatimeve për llogari të kërkesave të shteteve anëtare të NATO-s të cilat në planet e tyre të sigurisë kanë paraparë angazhime të reja përsa i përket furnizimeve me armatime.
Këto aleanca janë të njohura, kanë fillimisht impaktin në mënyrë të drejtëpërdrejtë në aspektin e sigurisë ekonomike sepse vendet që do prodhojnë armatime do përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
