E dh*nuan fizikisht pas daljes nga Big Brother VIP? Bernardi rrëfen për herë të parë të vërtetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 22:35
Në puntatën e mbrëmjes së sotme të emisionit 'Glamour Zone', i ftuar ishte ish-banori i 'Big Brother VIP Albania 4', Benard Hulme. Ai foli për herë të parë mbi thashethemet që qarkulluan pas daljes së tij nga formati, ku u aludua se ishte dhunuar fizikisht, një lajm që u përhap gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Është thënë që pas daljes tënde të kanë dhunuar fizikisht
Benard Hulme: Jo, kjo ka qenë diçka që unë…
Ester Bylyku: Është thënë edhe djemtë e cilës rrugës, por nuk po e saktësoj. Sa e vërtetë është kjo?
Benard Hulme: Absolutisht jo, zero. Këto fjalë dalin nga nevoja që dikush ka për klikime, për vëmendje dhe të sajojmë çfarë kemi mundësi për të marr ato klikime ose view-s.
