Sot seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 09:18
Sot në Kosovë do të mbahet seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 11:00
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të konstituohet plotësisht, duke mos e zgjedhur edhe në përpjekjen e tretë kryetarin e ri.
Edhe në seancën e pestë (23 prill) kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhet, duke marrë të njëjtin numër votash si në dy përpjekjet e kaluara, 57 pro nga 61 të domosdoshme, ndërsa kundër saj votuan 46 deputetët dhe abstenuan 3 deputetët e Nisma të Fatmir Limajt.
Kështu Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit sërish arriti të merrte vetëm vota nga komunitetit, ndërsa kundër qëndruan PDK, LDK dhe AAK. Deputetët nga Lista Serbe nuk morën pjesë në votim fare.
