Erdogan: Tërmeti në Stamboll të mos përdoret për qëllime politike
Pas tërmetit të së mërkurës me magnitudë 6,2 ballë Rihter Stamboll dhe qindra pasgoditjeve më të vogla, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi publikun që të mos e shfrytëzojë situatën për qëllime politike.
”Këto ditë nuk janë për të politizuar, por për të kujtuar bashkimin dhe vëllazërinë”, theksoi presidenti. Erdogan tha se ”nuk donte të debatonte në një kohë kaq të ndjeshme” dhe e konsideroi atë ”një mosrespekt për popullatën”.
Një seri lëkundjesh vazhduan të tronditnin Stambollin një ditë pasi u regjistrua më e forta, me agjencinë turke të fatkeqësive AFAD që raportoi rreth 300 pasgoditje, njëra prej të cilave ishte me magnitudë 4,6 ballë.
”Ngushëllimi ynë më i madh është se nuk kemi viktima”, theksoi Erdogan, qeveria e të cilit, sipas opozitës, nuk ka arritur ta zhvillojë Stambollin dhe ta mbrojë atë nga tërmetet.
