Nisin hetimet për shkakun e ndarjes nga jeta të aktores Sophie Naiwaide, yllit të 'Mammoth'

Autoritetet e Vermontit po hetojnë shkakun e vdekjes së Sophie Naiwaide, e cila u gjet e vdekur në moshën 24 vjeçare më 14 prill. Sipas një raporti nga TMZ, policia e Bennington po heton të gjitha mundësitë, përfshirë edhe vetëvrasjen. Ekzaminimi mjekoligjor dhe analizat toksikologjike janë duke u zhvilluar.

Trupi i Niwide u gjet herët në mëngjes të së hënës, rreth orës 4:00 të mëngjesit, në breg të lumit, pranë një shkolle të mesme lokale dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. TMZ raporton se në momentin e ngjarjes me të ka qenë një burrë, i cili po bashkëpunon me autoritetet, por nuk konsiderohet i dyshuar.

Familja e aktores konfirmoi vdekjen e saj në një deklaratë, e cila përfshinte foto nga jeta e saj dhe një mesazh ku ndër të tjera thoshte: Sophie. Një jetë që përfundoi para kohe. Uroj që të mos kishte shkuar kot. Le të mësojmë të gjithë nga prania e saj e shkurtër në tokë dhe të bëhemi më të mirë. Po, ne duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë gjënë e duhur.

Naiwaide ka lindur në Burlington, Vermont, dhe kishte jetuar gjithashtu në New York City. Ajo u bë e njohur për rolin e saj si vajza e Michelle Williams në filmin e vitit 2009 "Mammoth". Familja e saj e kujton atë si një vajzë e sjellshme që nxirrte vetëbesim, dhe asaj i pëlqente të shkruante dhe të vizatonte. Siç thuhet në tekstin e familjes, veprat e saj ishin harta të betejave dhe traumave të saj. Megjithë diagnozat e saj, zbulimet e saj dhe përpjekjet e miqve, terapistëve dhe policisë, të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmonin atë janë të shkatërruar që nuk ishin në gjendje ta shpëtonin nga fati i saj.

"E ndjera përshkruhej si një vajzë, mbesë, motër, shoqe dhe teze e dashur dhe u vu re se ajo dukej më e lumtur kur ishte në xhirime. Vdekja e saj la një boshllëk të madh. Trishtim, humbje, thyerje zemre dhe zemërim për ata që e donin dhe tani thirren të vazhdojnë pa të qeshurën, pasionin dhe shikimin e saj, ata sy të thellë blu që mund të shihnin në shpirt”, përfundon teksti.