Seanca konstituive shtyhet për të mërkurën, LVV ngulmon për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 20:12
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.
Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.
LVV-ja dështoi dy herë më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit. /Kosovapress

