'Labubu', obsesion global/ “Përbindëshi” prej pellushi është kthyer në trend global

Labubu, lodra prej pellushi me pamje të pazakontë, është kthyer në një trend global dhe simbol kulture pop. E shitur në formatin e kutise se panjohur ”, ajo ka krijuar një mani koleksionimi që po përhapet me shpejtësi.

Kjo loder prej pellushi me pamje të pazakontë eshte kthyer ne një trend global, duke arritur skenat e modës dhe kulturës pop.

Quhet Labubu, si emër nuk ka asnjë kuptim specific dhe është një personazh imagjinar i bazuar rreth një krijese si kukudh.. Ëhstë krijuar nga artisti Kasing Lung dhe prodhuar nga kompania kineze Pop Mart,

Ato shiten në formën formatin blind box, që do të thotë se klientët nuk e dinë kurrë se çfarë versioni do të marrin derisa t'i hapi, një fakt që koleksionistet kanë thënë se shton tërheqjen e tyre.

Ky element surprize, i shoqëruar me estetikën unike të lodrës, ka percjell entuziazem dhe ka krijuar një kulturë koleksionimi që po zgjerohet me shpejtësi, veçanërisht në rrjetet sociale.

Pop Mart ka raportuar dyfishim të fitimeve gjatë vitit të fundit dhe synon zgjerim global në vitin 2025. Një lodër e vetme shitet me çmim rreth 25 £, ndërsa paketat e plota arrijnë mbi 150 £, por vlera në tregun e rishitjes mund të jetë shumë më e lartë për modelet e rralla.

YouTuberi britanik James Ëelsh, me një koleksion personal prej 30 Labubu, thotë se ato janë "më shumë se lodra – janë art, modë dhe kujtime nga fëmijëria në një objekt të vetëm".

"Ato janë një mënyrë për të shprehur se kush jeni, ju mund të tregoni përmes personazheve të ndryshëm reflektimin e asaj qe jeni apo gjendjes emocionale momentale.

Ekspertët e kulturës pop dhe koleksionistët e krahasojnë fenomenin me maninë e viteve ‘90 për Beanie Babies.

Labubu është më shumë se një lodër është një simbol i kohës, një aksesor nostalgjik dhe një formë e re e vetë shprehjes vizuale në epokën digjitale.