VIDEO/ Me pushime në Kosta Rika, Ivanka Trump tregon aftësitë në…

Surfing me… Ivanka Trump. Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, po shijon momente relaksi në Kosta Rika, konkretisht në plazhet e Santa Teresa, ku është parë duke bërë sërf.

E veshur me një palë rroba banje bardh e zi, ajo testoi aftësitë e saj të sërfit në një dërrasë blu dhe siç shihet edhe në videon e mëposhtme, nuk ia doli aspak keq.

Sipas TMZ, i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Kushner është bërë një ekspert që kur u transferua në Miami.