VIDEO/ ‘Nxehet’ situata mes Eglit dhe Gjestit, vallëzim s*nsual në oborr, banori e lëp*n, ndjekësit: Pastrim dylli...Dinjiteti në vend

Finalja e madhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është vetëm një ditë larg, dhe banorët e mbetur në shtëpi po shfrytëzojnë çdo moment për të krijuar kujtime të bukura.

Një video që po qarkullon në Twitter ka marrë vëmendje të madhe nga publiku – në të shihen Egli dhe Gjesti, teksa vallëzojnë në oborrin e shtëpisë, duke shijuar diellin dhe praninë e njëri-tjetrit në një moment të afërt dhe mjaft sensual.

Pamjet tregojnë një lidhje të ngrohtë mes dyshes, të cilët, pavarësisht debateve dhe tensioneve që i kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, duken më të afërt se kurrë.

Ndërkohë që shumë prej komenteve duket se nuk janë pozitive.

"Pastrim dylli", ka shkruar një nga ish-banorët e "BBVA3', Liam Mandiaro, ku komenton puthjet që po i jep Gjesti banores.

VIDEO/ ‘Nxehet’ situata mes Eglit dhe Gjestit, vallëzim s*nsual

"Duke vendos dinjitetin në vend", shkruan një tjetër.

VIDEO/ ‘Nxehet’ situata mes Eglit dhe Gjestit, vallëzim s*nsual

Të shtunën mbahet finalja e madhe, ku njëri prej finalistëve – Egli, Gjesti, Rozana apo Laerti – do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Atmosfera në shtëpi është më e ngrohtë dhe emocionale se kurrë, ndërsa publiku pret me padurim të mësojë se kush do të jetë fituesi i këtij sezoni të paharrueshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)