SHBA/ Administrata Trump padit Prokuroren e Përgjithshme të New Yorkut

Administrata e Trump ka paraqitur një kallëzim penal për Prokuroren e Përgjithshme të New Yorkut, Letit  James, në Departamentin e Drejtësisë.

Letit James akuzohet për mashtrim hipotekor.

Zyrtarët e Agjencisë Federale të Financave të Strehimit, pretendojnë se ajo falsifikoi të dhënat bankare dhe asetet për të marrë marrëveshje më të mira kredie.

Për këtë rast reagoi dhe personalisht presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur James një politikane të korruptuar.

"Letitia James, një politikane krejtësisht e korruptuar, duhet të japë dorëheqjen nga posti i saj si Prokurore e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.