E hënë 14 prill, ja 3 shenjat më me fat, por dhe 3 që kanë siklete
Në këtë të hënë, qielli na nxit të bëjmë zgjedhje të mençura në lidhje me paratë, udhëtimet dhe lidhjet familjare. Jupiteri mbjell fat në disa shenja, ndërsa Urani sjell papriturat për të tjerat.
Disa do të ndihen të mbrojtur nga fati dhe gati për aventurë, ndërsa disa të tjera duhet të veprojnë me maturi dhe organizim.
Ja cilat janë 3 shenjat më të bekuara nga yjet – dhe cilat duhet të ecin me kujdes:
TRI SHENJAT MË ME FAT TË DITËS
1. Peshorja
Yjet të ftojnë të jesh sa më atraktiv! Udhëtimet janë të favorizuara dhe Jupiteri të jep dritën jeshile për të eksploruar botën. Qoftë vetëm, qoftë me familjen – do të krijosh kujtime që mbeten për jetë.
2. Demi
Fat financiar në horizont! Jupiteri ndriçon shtëpinë e të ardhurave – mund të vijnë rritje page, oferta të reja apo mundësi për të kursyer në mënyrë të zgjuar. Shfrytëzoje momentin me qetësi dhe maturi.
3. Binjakët
Zgjuarsia dhe sharmi yt janë në kulm! Jupiteri në shenjën tënde sjell zgjidhje edhe kur ka pengesa. Mbështetja e miqve dhe familjes është e fortë. Je nën mbrojtjen e fatit – buzëqesh dhe beso në rrugën tënde.
TRI SHENJAT QË DUHET TË ECIN ME KUJDES
1. Shigjetari
Papriturat të vijnë nga çdo anë – veçanërisht në orarë dhe organizim. Urani sjell vonesa, ndryshime dhe keqkuptime logjistike. Planifiko mirë, lër kohë shtesë dhe mos i merr gjërat me ngut.
2. Dashi
Tundimet financiare janë të forta – por jo çdo blerje është e domosdoshme. Kujdes me shpenzimet impulsive. Është koha për të mbrojtur portofolin, jo për të eksperimentuar me të.
3. Bricjapi
Në dashuri duhet të dalësh nga zona e rehatisë, por mos harro që jo çdo risi është për ty. Urani të shtyn drejt eksperiencave të reja – kujdes që të mos humbasësh thelbin e asaj që kërkon. /noa.al


