VIDEO/ EMRI VJEN NGA AJRI - Publiku vendosi: Ja kush është finalisti i tretë që i bashkohet Rozanës dhe Laertit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 00:08
Tashmë është mbyllur zyrtarisht televotimi për dy finalistët e tjerë të “Big Brother VIP”.
Gjatë prime-t të sotëm do të lexohej zarfi, ku përveç të zgjedhurve, katër të tjerë do të largohen nga shtëpia.
Rozana dhe Laerti janë dy finalistët e parë që u shpallën nga publiku, primeve të ditëve të fundit.
Dhe i finalisti i trete tashme eshte Gjesti, ku vendimi erdhi per mes nje droni nga ajri dhe i bashkohet kështu Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh, më 19 prill.
Të martën, u hap një televotim, ku publiku duhet të zgjidhte edhe dy finalistët e fundit.
Në garë gjatë këtyre ditëve kanë qenë Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Gerta dhe Danja.

