Meksikë/ Rasti i parë njerëzor me gripin e shpendëve

Autoritetet meksikane njoftuan ditën e djeshme rastin e parë njerëzor me gripin e shpendëve.

Pacientja është një vajzë me moshë 3-vjecare, ajo u shtrua në spitalin e Torreon në një qytet në rajonin e Coahuila fqinj me SHBA-në.

OBSH është njoftuar menjëherë nga autoritetet lokale për diagnozën.

Në SHBA, më shumë se 30 milionë zogj janë therur që nga fillimi i vitit për të parandaluar virusin.

Përhapja e rasteve të gripit të shpendëve në ferma ka shkatërruar industrinë e prodhimit të vezëve.