Bisedimet për qeverinë e Kosovës/ Isufi: Kurti ka pritur mbështetjen nga partitë e joshumicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 19:22
Përmes një interviste në Ora News, gaetari nga Kosova Venhar Isufi tha se janë dy parti që kanë vendosur kushte për të votuar qeverinë e re Kurti.
Isufi: Janë dy parti që kanë vendosur kushte për të votuar qeverinë e re Kurti. Është një moment që po tentohet të shfrytëzohet për përfitime pulitke, dhe personalë e financiare. Nuk kemi parë një mbështetje të tyre për komunitetet.
E shoh edhe si ndërhyrje nga ana e Serbisë në këto parti. Mendoj se këto janë kërkesa shumë absurde, sidomos kur kanë qenë pjesë e koalicionit me Kurtin dhe kërkesat e tyre janë aplikuar. Është një moment që ka zgjidhje, por edhe nuk ka zgjidhje.