KULMI I KUNDËRSHTIMIT! Senatori demokrat fjalim 25… orësh kundër politikave të Trumpit!
Senatori demokrat amerikan Cory Booker theu dje një rekord në Senatin e vendit duke mbajtur një fjalim që zgjati më shumë se 25 orë kundër politikave të presidentit Donald Trump.
Demokrati 55-vjeçar nga Nju Xhersi doli në Senat të hënën në mbrëmje dhe përfundoi vetëm pas 25 orësh e pesë minutash.
Ai kishte thyer tashmë rekordin e mëparshëm pas 24 orësh e 19 minutash, duke nxitur duartrokitje në sallë.
Sipas rregullave të Kongresit, një senator mund të flasë për aq kohë sa dëshiron, me kusht që të mos humbasë fjalën dhe të mos zbatohen kufizime të veçanta për debatin.
Senatorët duhet të qëndrojnë në këmbë dhe mund të bëjnë vetëm pushime minimale gjatë fjalëve të tyre.
Fjalimi më i gjatë i dokumentuar në historinë e Senatit të SHBA deri atëherë u mbajt nga senatori Strom Thurmond në vitin 1957, duke zgjatur 24 orë e 18 minuta ndërsa ai u përpoq të bllokonte miratimin e Aktit të të Drejtave Civile.

