Aktorja mahnit fansat me ndryshimin e ri në pamjen e saj
Millie Bobby Brown bëri një tjetër ndryshim në flokët e saj, pak ditë pasi u shfaq me një ngjyrë bionde në llogarinë e saj personale në Instagram.
Ylli 21-vjeçar i “Stranger Things” ka shpërndarë një seri fotosh në plazh, e veshur me bikini, të shtunën, më 29 mars. Por ajo që zgjoi interesin e fansave të saj ishte pamja e saj e re. Në fotot, Brown duket se ka flokë më të gjatë në një nuancë kafe. Këto imazhe ngatërruan disa nga ndjekësit e saj, ndërsa disa komentuan nën postimin e saj.
Ndaj mes komenteve që mori aktorja, një shkroi: Prit, nuk ishe bjonde?
Megjithatë, shumica e njerëzve reaguan pozitivisht, me disa fansa që lavdëruan pamjen e saj: Uau, çfarë mbretëreshe; Ngjyra është më e mira për ty.
Më pëlqen; vunë në dukje disa ndjekës, mes dhjetëra komenteve të ngjashme, duke lavdëruar ngjyrën kafe të flokëve të saj, e cila mund të jetë një gjë e së kaluarës.
