“STOP” ngjyrave sintetike në ushqime! Nga Virxhinia në Kaliforni, në SHBA nis bllokimin e tyre
Ngjyrat sintetike që përdoren në karamele e drithëra do të ndalohen ose do t'u kufizohet përdorimi në SHBA. Nisma që filloi zbatimin në Virgjinian Perëndimore është përhapur me shpejtësi edhe në vendet e tjera, si një masë për mbrojtjen e shëndetit mendor, kryesisht tek fëmijët.
Ngjyrat sintetike të përdorura për të bërë drithëra, pije dhe karamele me ngjyra të ndezura po vihen nën shqyrtim në shteteve në SHBA pas dëshmive të efekteve të dëmshme të tyre.
Virxhinia Perëndimore, e cila renditet në fund për shumë metrika shëndetësore atje, u bë e para që nënshkroi një ndalim gjithëpërfshirës mbarëkombëtar për shtatë ngjyra të tilla këtë javë.
Ligjvënësit në më shumë se 20 shtete deri në Kaliforninë e madhe kanë arritur në një dakordësi dypartiake për të kufizuar aksesin e tyre.
Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA Robert F. Kennedy Jr ka qenë një kritik i hapur dhe ka theksuar se ato janë të lidhura me problemet e sjelljes tek fëmijët.
Nuk do të ketë më ngjyra toksike që helmojnë fëmijët tanë. Nuk ka më rreziqe të panevojshme. Shëndeti ynë nuk është në shitje, thonë ligjvënësit.
Shoqatat nga ana tjetër pretendojnë se rregulloret e reja do ta bëjnë ushqimin më të shtrenjtë, më pak të aksesueshëm dhe do të çojë në më pak shumëllojshmëri në raftet e dyqaneve ushqimore.

