Po punonte në fushë/ 31-vjeçari shqiptar humb jetën në një incident me traktor në Itali

Një aksident me vdekje është regjistruar dje në lagjen Mandrini në Gessopalenë të Italisë.

Nga ky aksident mbetti vitkimë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare. Viktima ishte punonjës i një ferme në zonë dhe humbi jetën teksa punonte në fushë me mjetin bujqësor.

Gjatë operacioneve, mjeti ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke e shtypur drejtuesin e traktorit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrfikësit e Casoli, karabinierët e Torricella Peligna dhe shërbimi i shpëtimit nga helikopterët 118 nga Pescara, nuk ka mundur të bëhet asgjë për të riun.