Në luftë me tumorin/ Prezantuesja e njohur britanike Davina McCall ndan eksperiencën e saj

Një nga prezantueset më të njohura të televizionit britanik ka treguar luftën e saj me tumorin.

Davina McCall, imazhi moderues i Big Brother, The Million Pound Drop, Five Minutes to a Fortune, The Jump e të tjerë ka rrëfyer mes lotësh eksperiencën e saj me sëmundjen.

Kam pasur një vit mjaft të çmendur. Mjekët gjetën një tumor beninj të trurit, rastësisht dhe pas shumë diskutimesh, e hoqa atë, thotë prezantuesja

Davina e përshkroi ishte si gjëja më e vështirë që ajo ka kaluar ndonjëherë në jetë.

Gjithë kjo përvojë, në mënyrë të çuditshme, një lloj peshimi i të gjitha rreziqeve dhe të gjitha gjërave pozitive në lidhje me heqjen e këtij tumori më bëri të mendoj thellë se çfarë është jeta dhe çfarë ka vërtet rëndësi kur gjërat bëhen të vështira, shton Davina.

Thotë se pranë ka pasur familjen dhe partnerin e saj Michael Douglas, për të cilët edhe luftoi që të jetonte pas operacionit mjaft të vështirë që iu nënshtrua në nëntor.

Komentet I bëri gjatë Red Nose Day's 40th Anniversary show, një show gjatë së cilit paratë që grumbullohen dhurohen për bamirësi, ndaj ndryshe njihet si programi i bamirësisë.

Ky edicion mblodhi plot 34 milionë paund mes skeçeve dhe performancave fantastike të artistëve.