VIDEO/ Tensione në Stamboll. Policia shtyn qytetarët që protestojnë kundër Erdogan. 5 mijë forca shtesë në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 23:23
Tensionohet atmosfera jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mbështetës të Ekrem Imamoglu janë mbledhur dhe po brohorasin në favor të kryebashkiakut të Stambollit, me forcat e policisë që i shtyjnë ata.
Pavarësisht ndalimit të tubimeve, i cili u zgjat deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglu qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa procedurat me 34 hetuesit dhe 91 të pandehurit (përfshi Imamoglun) pritet të zgjasin gjithë natën.
Forcat e policisë e kanë kthyer pallatin në një fortesë pasi janë përforcuar me 5000 kolegë të tyre nga krahina të tjera të vendit. Policia ka vendosur edhe topa uji dhe ka ngritur në ajër dhjetëra dronë.

