Hashim Thaçi takon familjarët para se të niset për në Hagë! Vëllezërit flasin pas takimit: Është mirë me shëndet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij.

Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. 

Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it.

Hashim Thaçi takon familjarët para se të niset për në

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX, raporton T7.

Aktualisht në vizitë ndodhet edhe gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa duke hyrë në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.

Haga e lejoi Thaçin që të qëndrojë në Kosovë për dy ditë, në mënyrë që edhe familjarët e tij të shkonin për ngushëllime në EULEX.

Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar vizita në Kosovë. Kjo është vizita e dytë e Hashim Thaçit në Kosovë brenda një intervali të shkurtër kohor.

Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.