Tensione në qeverinë izraelite, Netanyahu shkarkon kreun e Inteligjencës, kthehen protestat

Pas rinisjes së sulmeve në Gaza, kryeministri izraelit shkarkoi nga detyra shefin e inteligjencës. Shkak ka thënë Netanyahu është humbja e besimit te ai. Nga ana e tij krye-spiuni shton se vendimi është i paligjshëm

Kabineti izraelit ka votuar të premten për shkarkimin e kreut të shërbimit të brendshëm të inteligjencës Ronen Bar.

Vendimi u shoqërua me tre ditë protestash ndërsa zyra e kryeministrit Netanyahu deklaroi se vendimi tashme do te hyj në fuqi më 10 prill.

Për veprimin kreu i qeverisë u shpreh se i kishte humbur besimi të ben.

Vetë kreu i inteligjencës nuk ishte pjesë e mbledhjes së këshillit të ministrave, por kabinetit iu drejtua me një letër ku shprehej se shkarkimi nuk ishte konform procedurash.

Në fakt, mediet ndërkombëtare shtojnë se gjithccka ka ndodhur në mes të tensioneve ku inteligjenca po hetonte në zyrën e Netanyahut për korrupsion dhe ryshfet.

Por këto qëndrime nga shefi i qeverisë janë cilësuara të stisura politikisht dhe që kishin qëllim rrëzimin nga pushteti.

Madje mbështetësit e Netanyahut e konsiderojnë Bar si shkak për sulmin që Hamasoi kreu në Izrael.

Lëvizjet nuk kanë sjellë qetësi, por tashmë protestuesve u janë bashkuar edhe mbështetësit e barit ku kundërshtojnë dhe rinisjen e sulmeve në Gaza.

Sipas tyre me këto veprime po rrezikohen 59 pengjet izraelitë, të cilat janë ende në duart e grupit militant Hamas.