Sulmet në Gaza, ushtria izraelite pas vrau qindra persona: Goditëm vendndodhjen e grupit të Hamasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 13:32
Të paktën 13 persona raportohet se janë vrarë në sulmet ajrore në të gjithë Gazën gjatë natës të së martës, pasi Izraeli ka rifilluar operacionet luftarake në territorin palestinez.
Dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur kur një dron izraelit goditi një tendë pranë zonës humanitare al-Mawasi, raportojnë mediat e huaja.
Ushtria izraelite ka thënë se kishte shenjëstruar atë që e quajti një vendndodhje ushtarake të Hamasit nga ku grupi po përgatitej të qëllonte në Izrael. Gjithashtu u goditën edhe anijet e kontrolluara nga Hamasi, ka njoftuar ushtria, raporton BBC.