Egli ‘kunja’ Gjestit për ish-in: Nuk i kërkoj në kamera falje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 15:57
Me rikthimin në shtëpinë e Big Brother Egli Tako ka ndryshuar totalisht sjellje karshi Gjestit. Ajo që kur hyri, nuk donte as t’i jepte dorën, s’janë ulur për të folur e biseduar sëbashku për gjithçka ka ndodhur.
Pre Prime-t të së shtunës dyshja s’ka pasur komunikim, por vazhdimisht kanë hedhur “kunja”.
Ka qenë Egli që së fundmi që e ka ‘sulmuar’ banorin, duke i përmendur ish-partneren.
“Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal. Unë nuk kam fuqi të bëj asgjë, unë jam njeri i pafuqishëm. Që kur kam hyrë nuk të kam folur fare. Vazhdoje lojën që nuk të lija unë ta bëja.”- tha ajo.
