Maqedonia e Veriut, qytetarët homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 08:50
Maqedonia e Veriut- Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan.
Qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të viktimave dhe gjithashtu kanë vendosur edhe disa fotografi.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, u përfshi nga flakët një diskotekë. Zjarri u raportua se u shkaktua nga fishekzjarret, ndërsa humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u plagosën.

