“Ish e dashura ishte mosbesuese, mori avionin dhe ….” - Dren Abazi zbulon çmenduritë e vajzës xheloze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 22:30
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, këngëtari Dren Abazi ndau një histori intriguese mbi një episod xhelozie, duke treguar se si një ish-partnere e tij mori avionin nga Vjena për ta surprizuar brenda dy orësh në Prishtinë.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Çmenduria më e madhe nga xhelozia që ka bërë një vajzë për ty, por në raport si partner ose një ish-partnere?
Dren Abazi: Një shoqe apo ish e dashura ka marrë avionin nga Viena dhe ka ardhur brenda 2 orëve në Prishtinë.
Ester Bylyku: Nga xhelozia?
Dren Abazi: Nga mosbesimi, xhelozia, dashuria. Ka qenë punë dy orësh.
Ester Bylyku: Tu shfaq papritur? Nuk dije gjë?
Dren Abazi: Unë isha me shokë.
Ester Bylyku: I sigurt?
Dren Abazi: Patjetër.
