“Më sulmuan në skenë”, Krusita rrëfen momentin më të sikletshëm

Këngëtarja, Krusita Stafa ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘’Glamour Zone’’ me moderatoren Ester Bylyku në Ora News.

Krusita rrëfeu një moment të sikletshëm kur atë e kanë sulmuan në skenë.

Pjesë nga intervista:

Krusita: Një ndër gjestet që për mua ka qenë shqetësues ka qenë siç duket nga qejfi i madh dikush aty poshtë skenës hodhi ujë te skena dhe drejt nesh që po këndonim. Ky ka qenë një ndër gjestet më të sikletshme.

Ester: Dhe si reagove?

Krusita: Po si reagova, vazhdova të këndoja dhe më pas security e mori.

Ester: Nuk e ndërpreve këngën?

Krusita: Jo

Ester: Kjo është maksimumi I gjakftohtësisë.